Maqedoni

BFI dhe MIAS organizoi Gara Ndërkombëtare Kur’anore

26.07.2026 13:05

BFI dhe MIAS organizoi ceremoninë e hapjes së garave Kur’anore Ndërkombëtare kushtuar Librit të Allahut....

Në një atmosferë solemne, me pjesëmarrjen e mysafirëve nga vende të ndryshme, Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Ministrinë për Çështjet Islame, Thirrje dhe Udhëzim të Mbretërisë së Arabisë Saudite, organizoi ceremoninë e hapjes së garave Kur’anore Ndërkombëtare kushtuar Librit të Allahut. Ky aktivitet synon promovimin e kulturës së mësimit përmendësh dhe recitimit të Kur’anit, si dhe forcimin e lidhjeve të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve islame.
 
“Jemi krenarë që Shkupi, qytet me histori të pasur islame dhe kulturore, sot është bërë vendtakim i hafizëve dhe dashamirëve të Kur’anit nga vende të ndryshme të botës. Ky tubim është dëshmi se Kur’ani gjithmonë bashkon, forcon unitetin, përhap mirësinë dhe ndërton paqen.”, u shpreh Reisi Haxhi Hafiz Shaqir ef. Fetahu, Reisul Ulema i BFI-së së RMV-së.
 
“U këshilloj pjesëmarrësve që ta bëjnë nijetin e tyre të sinqertë vetëm për Allahun e Madhëruar dhe të dinë se fitorja e vërtetë qëndron në shoqërimin e vazhdueshëm me Kur’anin: duke e mësuar përmendësh, duke e lexuar, medituar dhe zbatuar atë në jetë.”, u shpreh Shejh Abdul Latif bin Nasir Al-Husejn, Këshilltar dhe Atashe për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite në Sarajevë.
 
Gjatë ditëve në vijim, garuesit do të paraqesin aftësitë e tyre në disiplinat e hafëzit dhe recitimit të Kur’anit Fisnik para një jurie ndërkombëtare, ndërsa më të mirët do të shpërblehen në ceremoninë përmbyllëse të mërkurën
 
LUMTURIE HAJRO