Botë
Franca dhe Spanja në luftë me flakët, mbi 300 mijë të evakuuar, ka edhe të lënduar
26.07.2026 14:14
Zjarret pyjore, të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, vazhdojnë të përhapen në Evropën Jugperëndimore....

Zjarret pyjore, të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, vazhdojnë të përhapen në Evropën Jugperëndimore. Autoritetet franceze kanë lëshuar urdhër për evakuim, ndërsa zjarrfikësit në Spanjë po luftojnë për të parandaluar bashkimin e dy zjarreve të mëdha pranë Madridit. Flakët kanë marrë jetën e një personi në Valencia. Mbi 300 mijë persona janë evakuuar në të dyja vendet. Ka edhe të lënduar.
“Po evakuohem. Mora një paralajmërim në telefon mbrëmë. Fjeta vetëm dy ose tre orë. Nuk kam makinë, u detyrova të prisja autobusin, por për fat të keq ai nuk erdhi.”, u shpreh një qytetar i evakuuar.
“Ajo që po ndodh tani është një valë të nxehti siç nuk kemi përjetuar kurrë më parë në Evropë, por njerëzit nuk mendojnë dhe thjesht vazhdojnë të hedhin bishtat e cigareve.”, tha një qytetar i evakuuar.
“Burri im dëshiron të kthehet në shtëpi, por unë i thashë: 'Nuk është e mundur.' Duhet të presim derisa të marrim leje.”, u shpreh një qytetare e evakuuar.
Për përballimin e flakëve janë angazhuar edhe pjesëtarë të ushtrisë. Zjarrfikësit paralajmërojnë se situata është ende larg të qenit nën kontroll.
“Zjarri po përhapet prej katër ditësh, në varësi të drejtimit të erës. Situata nuk është e favorshme, sepse zjarri ende nuk është lokalizuar, as në këtë zonë dhe, besoj, as në zonat e tjera. Situata nuk është aspak nën kontroll dhe kjo duhet të kuptohet.”, u shpreh Major Salem Maizi, zjarrfikës nga Gironda.
Edhe pse zjarret në Francë dhe Spanjë janë ndër më shkatërruesit, me zjarre janë përballur edhe pjesë të tjera të kontinentit, përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Parashikohet që temperaturat të rriten edhe më tej gjatë kësaj jave, veçanërisht në rajonet më të goditura.
ARMEND MURSELI
