Kulturë
Festivali i muzikës klasike “Çarshia”, aty ku muzika bashkoi artistë dhe kultura
26.07.2026 14:59
Me “Mallëngjimin”, me motive nga Rashid Krasniqi, interpretuar nga Inva Mula dhe Kori i Fëmijëve “Okarina”...

Me “Mallëngjimin”, me motive nga Rashid Krasniqi, interpretuar nga Inva Mula dhe Kori i Fëmijëve “Okarina”, u hap nata e tretë e Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia”. Mbrëmja gala “Inva Mula & Friends” mblodhi artistë vendas dhe ndërkombëtarë.
Të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Shkupit – AYGA, ata sollën repertor operistik, klasik dhe krijime shqiptare.
“Publiku ishte i mrekullueshëm. Ishte një publik i cili, vërtet, na mbuloi me emocion, na mbuloi me një energji të jashtëzakonshme. Unë u ndjeva, sigurisht, shumë e emocionuar dhe, në të njëjtën kohë, e falënderova babanë tim për gjithë dashurinë që më ka dhënë, për artin që më ka dhënë, për atdheun. M’i ka dhënë të dyja bashkë. Në të njëjtën kohë, ju falënderova juve, shqiptarët e Shkupit, që ma bëtë një nder të tillë.”, u shpreh sopranoja Inva Mula.
Pjesëmarrjen shqiptare e vlerësoi edhe ministrja e Kulturës e Republikës së Kosovës.
“Mendoj se ne si shqiptar kemi shumë për të tregu edhe pjesë të kulturës sonë qoftë në këtë rast pjesë të muzikës klasike.”, ministrja e Kulturës e Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci.
Festivali synon të krijojë një platformë për muzikën serioze shqiptare. Në Çair u përurua edhe rruga me emrin e kompozitorit Avni Mula, kompozitorit të njohur shqiptarë.
“Ndryshe si do ta mbajmë Invën këtu. Jemi mundu që të përfshimë jo vetëm pjesën e kryengritjeve tona po e kemi atje edhe pjesë që i kanë dhe në shkencë si Femi Murati, Kadare.. Pra festivali është mbajtur nga komuna ashtu siç është mbajtur panairi i librit. Pra ideja është se jemi edhe në prag të 25 vjetorit të Ohrit dhe duhet të ngrisim edhe në nivel tjetër marrëveshjen sepse nuk mund me thikë të ndajmë buxhetin se kjo është për shqiptarët ajo për maqedonasit dhe të tjerët sepse buxheti ndahet sipas fushave dhe nuk mundemi të ndajmë buxhet për muzikë serioze shqiptare nëse nuk krijojmë festival të muzikës serioze shqiptare, nuk mund të pretendojmë librin shqip nëse nuk e kemi panairin e librit shqip. Mendojmë se komuna dhe Çairi janë gjenerator i ideve kreative që në të ardhmen të marrim hisen tone dhe të kemi më tepër kulturë, më tepër buxhet e kjo në funksion të ruajtjes dhe kultivimit të identitetit tone shqiptar në Maqedoninë e Veriut.”, u shpreh kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
Krahas muzikës klasike botërore si PUCCINI në program u interpretuan edhe “Agimet shqiptare” dhe “Valsi i lumturisë” i kompozitorit të Avni Mula, nga soprano Dëshira Ahmeti, soprano e vetme shqiptare në tetarin e Operës dhe Baletit në Shkup dhe njëkohësisht dhe bashkëdrejtoreshë artistike dhe iniciatore e festivalit “Çarshia” për të, festivali duhet të hapë rrugë edhe për artistët e rinj.
“Shkupi, siç thashë, e meriton. Unë kam një mision si artiste shqiptare e operës. E vetmja vazhdoj të jem, por duke krijuar një rrugë që të hapet për të gjithë të rinjtë dhe të vazhdojnë në gjurmët që kam krijuar bashkë me Invën për projekte shqiptare.”, u shpreh Dëshira Ahmeti, bashkëdrejtoreshë artistike.
“Për ne është nder, sepse është edicioni i parë dhe ne e hapëm këtë festival. Kultura është urë lidhëse ndërmjet popujve.”, u shpreh tenori Mustafa Imeri.
Mbrëmja Gala mblodhi shumë artdashës dhe dashamirë të muzikës klasike të cilët shprehën kënaqësinë për fillimin e këtij festivali ndërkombëtar.
“Ka pasur, ka dhe do të ketë aktivitete. Por në këto tridhjetë vjet që unë jetoj në Shkup, kjo është gjëja më e bukur që kam parë. Këto janë më besniket ndaj transkripteve që më ke dërguar, por për saktësi absolute duhet t’i presësh duke i dëgjuar drejtpërdrejt në video, sidomos ministren.”, u shpreh Merita Çoçoli.
Festivali vazhdon edhe sonte në mbrëmjen përmbyllëse ku publiku do të ketë mundësi të dëgjoj këngë dhe muzikë korçare duk synuar të kthehet në traditë dhe ti sigurojë muzikës shqiptare dhe jo vetëm më shumë hapësirë dhe përfaqësim institucional.
ARDITA IMERI RAMADANI
