Maqedoni
Shkupi përkujton tragjedinë, 63 vjet nga tërmeti katastrofal
26.07.2026 16:08
Shkupi shënon 63 vjet nga tërmeti katastrofik që ndryshoi pamjen e qytetit...

Shkupi shënon 63 vjet nga tërmeti katastrofik që ndryshoi pamjen e qytetit. Fatkeqësia natyrore që mori 1.070 jetë njerëzish, la të plagosur mijëra qytetarë dhe dhjetëra mijëra pa shtëpitë e tyre. Por, nga rrënojat lindi edhe historia e solidaritetit botëror – ndihma erdhi nga 87 shtete, ndërsa Shkupi u bë i njohur si “Qyteti i Solidaritetit”.
Pllakë përkujtimore për Adolf Ciborowski, Mexhiti: Kujtojmë kontribuesit e Shkupit
Në kuadër të shënimit të përvjetorit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit është zbuluar një pllakë përkujtimore kushtuar urbanistit polak Adolf Ciborowski, për kontributin e tij në ruajtjen e kësaj zone historike pas tërmetit të vitit 1963. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, tha se Ciborowski ishte ndër ekspertët ndërkombëtarë që mbështetën ruajtjen e Çarshisë së Vjetër si pjesë të identitetit urban dhe kulturor të qytetit.
“Adolf Ciborowski ishte një prej njerëzve që kuptoi se një qytet nuk ndërtohet vetëm duke krijuar të renë, por edhe duke ruajtur atë që e bën të veçantë. Kontributi i tij në ruajtjen e Çarshisë së Vjetër mbetet pjesë e historisë së Shkupit, ndërsa kjo pllakë përkujtimore është shprehje e mirënjohjes sonë për vizionin dhe përkushtimin e tij.”, u shpreh kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
Tërmeti i Shkupit i vitit 1963 njihet si një nga tragjeditë më të mëdha që kanë ndodhur në historinë e qytetit, por njëkohësisht edhe si një mundësi që bota të tregojë solidaritetin e saj dhe të ndihmojë në rimëkëmbjen e komunitetit.
ERSAN PAJAZITI
