Brazili me vështirsi, befasohet Kolumbia
Douglas Costa ka shënuar një gol dramatik në kohën shtesë për të ndihmuar Brazilin të mposhtë Perunë me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë për ta në Copa America...

Ndeshja pati një fillim të çmendur, me Perunë që kaloi në avantazh pas më pak se tre minutash me anë të Christian Cueva, që shfrytëzoi një gabim fillestar të portierit braziljan Xheferson.
Por, nuk kaluan as pesë minuta lojë dhe Neymar shënoi për të barazuar rezultatin, me asist të Dani Alvesit. Më pas, ndeshja qëndroi e heshtur deri në fund të saj, për tu rikthyar drama në minutat e fundit.
Costa, i cili u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë si zëvendësues, shënoi në minutën e 92-të, pas një pasimi të mahnitshëm nga Neymar, për fitoren të vështirë, por shumë të vlefshme për Brazilin.
Në ndeshjen tjetër të grupit C, Kolumbia që llogaritej favorite në ndeshje me Venecuelën, është mposhtur. Një gol i vetëm ka vendosur fatin e ndeshjes, derisa Salomon Rondon, i ka dhënë fitoren Venecuelës, që mposhti Kolumbinë në ndeshjen hapëse të Grupit C.
Emra si Radamel Falcao, Carlos Bacca, James Rodriguez, nuk i kanë bërë punë kolumbianëve, derisa Venecuela morri 3 pikët e para.
