Maqedoni

Vjedhje masive në nënstacionin hekurudhor, dëmi material arrin në 5 milion euro

26.07.2026 17:23

Në nënstacionin elektrik hekurudhor Draçevë është shkatrruar dhe vjedhur një pjesë e konsiderueshme e pajisjeve elektroenergjetike të infrastrukturës hekurudhore...

Në nënstacionin elektrik hekurudhor Draçevë, i cili ndodhet ndërmjet stacioneve hekurudhore Lisiçe dhe Draçevë, është shkatrruar dhe vjedhur një pjesë e konsiderueshme e pajisjeve elektroenergjetike të infrastrukturës hekurudhore. Drejtori i “Hekuradhave të Maqedonisë- Infrastrukturë”, Sinisha Ivanovski, për TVM deklaroi se bëhet fjalë për një grup të organizuar kriminal, i cili jo vetëm ka dëmtuar pronën dhe pajisjet, por do të vështirësojë ndjeshëm funksionimin e hekurudhës. 
 
“Me njohuritë e deritanishme mund të konstatojmë me siguri se bëhet fjalë për një grup mirë të organizuar, pasi vjedhje të tilla ose të ngjashme nuk janë e para apo e dyta herë këtu, por një dukuri e vazhdueshme. Këtë e thëm sepse vetë infrastruktura hekurudhore është nën goditje të vazhdueshme të grupeve të tilla të organizuara — jo vetëm sot apo dje, por prej vitesh me radhë. Një pjesë e madhe e infrastrukturës është vjedhur: kabllo, e sidomos gjithçka që është nga bakri dhe që mund të shitet.”, u shpreh drejtori i “Hekuradhave të Maqedonisë - Infrastrukturë”, Sinisha Ivanovski.
 
Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi i drejtpërdrejtë material arrin rreth 5 milionë euro. Ata u bëjnë apel institucioneve kompetente që rasti të hetohet urgjentisht dhe në mënyrë të plotë. Menjëherë pas vjedhjes, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, zhvilloi një takim koordinues me drejtorët e “Hekurudhat e Maqedonisë Transport” dhe “Hekurudhat e Maqedonisë Infrastrukturë”.
 
“Të realizohen projektet dhe të gjithë punët. Tani do të vazhdojë transporti i mallrave përgjatë Korridorit 10, i cili sjell më së shumti të ardhura për të dyja ndërmarrjet hekurudhore, ndërsa do të vazhdojë edhe transporti i udhëtarëve në linjat Veles, Gjevgjeli, Prilep, Manastir.”, u shpreh ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski.
 
Nga “Hekurudhat e Maqedonisë Infrastrukturë” vlerësojnë se bëhet fjalë për një sulm serioz ndaj infrastrukturës kritike hekurudhore dhe pasurisë shtetërore.
 
ERSAN PAJAZITI