Shaqiri shënon në fitoren e Zvicrës

15.06.2015 15:35

Zvicra e shqiptarëve ka shënuar fitore me rezultat 2-1 si mysafire e Lituanisë...

Goli i vetëm për lituanezët u shënua nga Fiodor Cernych në minutën e 65-të por Zvicra barazoi shumë shpejt përmes Josip Drmic (69’).

Në minutën e 84-të, Xherdan Shaqiri shënoi golin e fitores për zvicerianët.

Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Xherdan Shaqiri luajtën nga minuta e parë në këtë sfidë, ndërsa Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili u inkuadruan në pjesën e dytë.

Pas kësaj fitore, Zvicra numëron 12 pikë dhe renditet e dytë në Grupin E, me pesë pikë prapa Anglisë që është lider.