Maqedoni

Akademi Shkencore në Dibër në 137 vjetorin e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

15.06.2015 15:36

Me temën “Veprimtaritë politike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit gjatë viteve 1878-1880”, të lexuar nga profesori i historisë, Agon Sturçe...

Me temën “Veprimtaritë politike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit gjatë viteve 1878-1880”, të lexuar nga profesori i historisë, Agon Sturçe, filloi akademia shkencore në shënimin e 137 vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. 
 
Në kumtesë nënvizohej se nismën për të vënë në jetë kryengritjen çlirimtare e mori Komiteti i Janinës, ndërkaq më vonë nismën për thirrjen e Lidhjes së Prizrenit e mori Komiteti i Stambollit.
 
“Lidhja e Prizrenit lindi në kohën kur po rrezikoheshin tokat shqiptare nga vendet fqinje. Me aktivitetin e kësaj lidhje janë të frymëzuar edhe gjenerata të ardhura pas saj”- deklaroi profesori i historisë, Agon Struçe.
 
Të rinjtë: Taulant Guze, Parim Bomova, Doruntina Skara, Hadisa Nasufi dhe Enea Kerkuti lexuan kumtesat e tyre të përgatitura për kontributin e veprimtarëve kombëtarë, si: Abdyl Frtasheri, Iljaz Pash Dibra, Sulejman Vokshi, Ali Pash Gucia dhe Ymer Prizreni.
 
Sipas profesorit të historisë, Agon Sturçe, përvjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Dibër do të shënohet për çdo vit.
 
ATLI DEMA