Shqipëri, 302 mln dollarë për modernizimin e ushtrisë

27.07.2026 22:40

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 74 vota pro...

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 74 vota pro të mazhorancës socialiste marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ka për qëllim blerjen e pajisjeve ushtarake sipas standardeve të NATO-s.

Fondet e alokuara nga ky financim parashikohet të disbursohen në mënyrë graduale, sipas nevojave operative të Ministrisë së Mbrojtjes.

Shqyrtimi dhe votimi i projektligjit u zhvilluan në një seancë me dyer të mbyllura. Mazhoranca argumentoi se procedura e përshpejtuar dhe me dyer të mbyllura erdhën si pasojë e pranisë së informacioneve të klasifikuara në dokumentacionin shoqërues. Nga ana tjetër, deputetët e Partisë Demokratike bojkotuan seancën parlamentare, duke e konsideruar procedurën e ndjekur si antikushtetuese, ndonëse deklaruan se parimisht mbështesin fuqizimin e ushtrisë përmes kësaj marrëveshjeje.