Maqedoni

Qarkullimi zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata

28.07.2026 10:10

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i shtuar....

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i shtuar.
 
Frekuencë më e madhe e automjeteve është regjistruar në pikën kufitare Bogorodicë, ku koha e pritjes është rreth 15 minuta. Në pikat e tjera kufitare nga ana maqedonase nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalistikës rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka lumenjsh dhe kanione, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen sidomos për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.