Maqedoni
Donacione për shëndetësinë, filloi fushata “Me një pjesë të vogël, për qëllim të madh”
15.06.2015 17:14
Nën moton “Me një pjesë të vogël, për qëllim të madh”, filloi fushata e cila ka për qëllim mbledhjen e donacioneve...

Nën moton “Me një pjesë të vogël, për qëllim të madh”, filloi fushata e cila ka për qëllim mbledhjen e donacioneve që do të shfrytëzohen për blerjen e aparaturave për dezinfektim në Repartin e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Shkup.
Fushata i fton të gjithë qytetarët të blejnë ujë mineral “Kuzhufçanka” në marketet “Zhito” të Maqedonisë për të pasur kushte më të mira pacientët që do të drejtohen për t’u kuruar në këto reparte.
“I falënderoj të dyja kompanitë të cilat kanë shprehur interes dhe dëshirë t’i ndihmojnë të punësuarit dhe pacientët, me çka do të përmirësohej shëndetësia dhe do të kemi më shumë sukses në punën tonë, duke na ndihmuar pacientët t’i kryejmë shërbimet më shpejt dhe në kohë. Thjesht na lehtësojnë punën dhe e rrisin cilësinë”- deklaroi mjeku, Dragan Tanturoski.
"Kozhuvçanka’ vazhdimisht kërkon mënyra për të ndihmuar kategoritë e rrezikuara të qytetarëve dhe kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur të bashkëpunojmë me marketet “Zhito”, që gjithashtu vlen për kompani shtetërore të përgjegjshme, që kujdeset dhe qëndron në të njëjtat qëllime humane, ashtu si ne”- tha Ratko Micev nga “Kozhuvçanka”.
"Shpresoj se konsumatorët tanë do t’i njohin vlerat pozitive të kësaj fushate dhe në mënyrë aktive do të angazhohen në këtë fushatë, për të kontribuuar së bashku për të mirën e përbashkët të këtij populli që jeton këtu”- theksoi drejtori i marketeve “Zhito”, Stojanqe Todorovski.
Me blerjen e një shishe uji “Kozhuvçanka” në marketet “Zhito” të vendit, konsumatorët do t’i ndihmojnë shëndetësisë. Kjo fushatë do të zgjasë dy muaj, duke filluar që sot deri më 15 gusht.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
