Botë
Japonia është goditur nga tërmeti i fuqishëm, qindra mijëra të evakuuar
29.07.2026 10:54
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë që goditi ishullin Kyushu...

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë që goditi ishullin Kyushu, në jugperëndim të Japonisë. Lajmi u konfirmua nga kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi, e cila bëri të ditur se dëmet janë të mëdha dhe se operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë pa ndërprerje.
Infrastruktura ka pësuar dëme të konsiderueshme. Ura janë shembur, ndërsa rrugët dhe segmentet e rrjetit rrugor janë dëmtuar rëndë, duke vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit në disa zona.
Kryeministrja Takaichi tha se autoritetet po vazhdojnë të vlerësojnë shkallën e dëmeve, duke konfirmuar gjithashtu se ka edhe shumë të lënduar. Ndërkohë, banorët e zonave të prekura përballen me frikën e lëkundjeve të njëpasnjëshme dhe rrezikun e rrëshqitjeve të dheut.
Autoritetet japoneze u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë, pasi ekziston rreziku i lëkundjeve të tjera të forta dhe i rrëshqitjeve të dheut në ditët në vijim.
