Draymond Green edhe një sezon te Warriors
Green, pjesë e Warriors që nga viti 2012...

Skuadra amerikane e NBA-së, Golden State Warriors, ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me lojtarin e saj të suksesshëm, 36-vjeçarin Draymond Green, edhe për një sezon.
Green, pjesë e Warriors që nga viti 2012 kur u përzgjodh si zgjedhja e 35-të në draft, do të përfitojë një pagë vjetore prej 27.7 milionë dollarësh. Specialisti i mbrojtjes është përzgjedhur nëntë herë në pesëshen më të mirë mbrojtëse të sezonit, ndërsa në sezonin 2016/17 u shpall edhe mbrojtësi më i mirë i ligës.
Me Warriors ai ka fituar katër tituj kampion (2015, 2017, 2018 dhe 2022), si dhe ka luajtur edhe në dy finale të tjera (2016 dhe 2019). \
Sezonin e kaluar Green regjistroi mesatarisht 8.4 pikë, 5.5 kërcime dhe 5.5 asistime për ndeshje, ndërsa gjatë karrierës ka mesatare prej 8.7 pikësh, 6.8 kërcimesh dhe 5.6 asistimesh.
Pasi javën e kaluar siguruan transferimin e LeBron James, Philadelphia 76ers kanë afruar edhe një veteran tjetër, mbrojtësin 33-vjeçar Kentavious Caldwell-Pope, i cili ndërpreu kontratën me Memphis Grizzlies.
Caldwell-Pope është ish-bashkëlojtar i LeBron James te Los Angeles Lakers, me të cilin fitoi titullin kampion në vitin 2020.
Për të realizuar këtë transferim, Sixers u detyruan, për arsye financiare, të heqin dorë nga qendra 24-vjeçare Johni Broome dhe nga zgjedhja e raundit të dytë të draftit të vitit 2027, të cilat i transferuan te Los Angeles Clippers.
