Liga e Konferencës, Vardari eliminohet pas minutave shtesë
Ekipi i Vardarit mbrëmë u eliminua në raundin e dytë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës....

Ekipi i Vardarit mbrëmë u eliminua në raundin e dytë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës. Në këtë takim skuadra shkupjane nuk ja doli të bëjë një befasi të madhe duke pasur parasysh faktin se në minutat e fundit dështuan në tërsi.
Në pjesën e rregull të takimit, kampioni aktual i vendit edhe pse me një futbollist më pak në fushë deri në minutën e 87 kishte epërsinë 2:0 me golat e shënuar nga (17′) dhe Omeragic (66′).
Presioni i madh i vendasve dha rezultat në minutën e 87 të ndeshjes, kur Taivo shënoi për 2:1 dhe me këë siguroi edhe minuta shtesë.
Në 30 minutat plotësuese të këtij takimi futbollistët e Vardarit, nuk kishin as ide e as forcë për ta përfunduar takimin.
Këta pranuan gol në minutën e dytë shtesë dhe deri në fund vendasit edhe tre herë tundën rrjetën e “kuqezinjve”.
Kështu vera evropiane për Vardarin, zgjati vetëm dy ndeshje. Një në eliminatoret e kampionëve dhe një në Ligën e Konferencës.
