Maqedoni

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata

30.07.2026 09:29

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i shtuar...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i shtuar. 
 
Siç është karakteristike për sezonin veror, është regjistruar frekuencë e shtuar e automjeteve në pikën kufitare Bogorodicë në dalje nga shteti dhe në pikën kufitare Tabanoc në hyrje në shtet. Megjithatë, as në këto pika kufitare dhe as në pikat e tjera kufitare nga ana maqedonase, për momentin nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalistikës rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka lumenjsh dhe kanione, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen sidomos për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.