Botë
Sulmi iranian në Kuvajt vret një punëtor, goditet ndërtesa e një kompanie kineze
30.07.2026 10:25
Një sulm iranian me raketa ka goditur ndërtesën e një kompanie kineze në veri të Kuvajtit...
Një sulm iranian me raketa ka goditur ndërtesën e një kompanie kineze në veri të Kuvajtit, duke shkaktuar një viktimë dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes së Kuvajtit, e cila deklaroi se një punëtor humbi jetën si pasojë e sulmit.
Në një njoftim të publikuar në platformën X të ushtrisë kuvajtiane, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Saud Abdulaziz al-Otaibi, tha se goditja shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesën e kompanisë.
Sulmi vjen në kuadër të një serie goditjesh me raketa dhe dronë të ndërmarra nga Irani ndaj disa vendeve arabe në Lindjen e Mesme, përfshirë Kuvajtin dhe Jordaninë.
Teherani ka deklaruar se objektivi i sulmeve janë bazat amerikane në këto vende.
