Kumanovë, ndihma nga BFI dhe diaspora shqiptare
Familjeve të dëmtuara në “Lagjen e trimave” në Kumanovë, pas disa ditësh pauze, sot sërish u kanë arritur ndihma financiare...

BFI në Maqedoni sot ua ndau ndihmat e grumbulluara nga të gjitha myftinitë e Maqedonisë, si dhe nga diaspora në disa shtete evropiane. Ndihma në vlerë prej mbi 65 mijë eurove iu nda familjeve të klasifikuara në katër kategori, varësisht nga dëmtimet e pësuara gjatë përleshjeve të 9 dhe 10 majit.
Banorëve të lagjes ndihma iu arritën edhe nga Klubi Futbollistik “Bashkimi” nga Glarusi i Zvicrës dhe Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë nga i njëjti qytet. Vlera e ndihmave arrin në 9.200 franga zvicerane, apo nga 150 franga për 61 familje.
Ndërkohë që në lagje vazhdojnë aktivitetet tjera në funksion të normalizimit të jetës. (Nexhat Aqifi, TVM2)
