Tetovarët kërkojnë përmbysjen në Shkup, Shkëndija – Bravo sonte drejtpërdrejt në TVM

30.07.2026 15:11

Shkëndija dhe Bravo do të përballen sonte në ora 20:00 në arenën “Todor Proeski” në ndeshjen e kthimit të Ligës së Konferencës së UEFA-së...

Shkëndija dhe Bravo do të përballen sonte në ora 20:00 në arenën “Todor Proeski” në ndeshjen e kthimit të Ligës së Konferencës së UEFA-së. Sllovenët fituan sfidën e parë 2:1 dhe do të kërkojnë kualifikimin në raundin e tretë, megjithatë “tetovarët” të mbështetur nga tifozeria e tyre shpresojnë se do përmbysin një gol disavantazh. Gjatë takimit të djeshëm me gazetarët trajneri i  skuadrës tetovare Artim Pollozhani, tha se është i kënaqur nga paraqitja e të përzgjedhurve të tij në ndeshjen e parë në Slloveni, duke theksuar se në momentet kyçe mungonte realizimi. 
 
Shkëndija është skuadra jonë më e suksesshme në garat e UEFA-së, pasi vitin e kaluar u kualifikua në fazën e garave në grupe dhe më pas edhe në “play off-in” e Ligës së Konferencës. Dëshira dhe motivimi është i njëjtë edhe në këtë sezon, ndërsa rezultati negative nga ndeshja e parë në Lubljanë, është minimale dhe mund të kalohet në ndeshjen e ditës së sotme në Shkup. Shkëndija - Bravo, e vlefshme për fazën e dytë të Ligës së Konferencës, luhet në stadiumin "Todor Proevski" në Shkup, duke filluar nga ora 20:00, ndeshje e cila transmetohet drejtpërdrejt në TVM. (Gazetar: Safet Ademi)