Reforma në FIFA – Infantino propozon kompaninë e re UEFA kundër përfshirjes së investitorëve privatë
30.07.2026 15:14
Presidenti i FIFA-s Xhani Infantino, e ka pranuar planin për krijimin e një kompanie paralele për menaxhimin e eventeve sportive...

Presidenti i FIFA-s Xhani Infantino, e ka pranuar planin për krijimin e një kompanie paralele për menaxhimin e eventeve sportive dhe çështjet e marketingut të institucionit më të lartë të futbollit botëror. Ai thotë se diçka e tillë do të rriste ndjeshëm të ardhurat për futbollin, por konfirmon se për momentin është thjesht një propozim.
“FIFA Forëard Enterprise është një propozim dhe një ofertë si pjesë e një procesi demokratik dhe një mundësi e mirë, por jo një detyrim. Kemi nisur thjesht konsultimet për këtë projekt. Do të jetë një kompani që do të menaxhojë kompeticionet e FIFA-s bashkë me reklamat dhe të drejtat televizive”, tha Infantino.
Pas krijimit të kësaj dege brenda FIFA-s, ky institucion ka të drejtë që të shesë një përqindje të vogël tek palët e treta që kanë shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e futbollit.
UEFA kundër përfshirjes së investitorëve privatë
UEFA është kundër këtij projekti dhe u ka kërkuar federatave të saj një mbledhje urgjente për të mos pranuar kërkesën e FIFA-s. Po ashtu edhe disa Konfederata kontinentale, federata kombëtare, klubet, sindikatat e lojtarëve, shoqatat e tifozëve, madje edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, kanë shprehur shqetësime të thella për mungesën e transparencës, konsultimeve dhe pasojat që një projekt i tillë mund të ketë për qeverisjen e futbollit. Për miratimin e saj duhet që të votojë pro shumica e 211 federatave anëtare të FIFA-s. Infantino u ka dhënë këtyre federatave afat deri më 19 shtator që të mbështesin planin, sipas të cilit investitorët privatë do të mund të fitojnë deri në 20% të aksioneve në kompaninë e re të FIFA-s, e cila do të menaxhojë të drejtat komerciale dhe organizimin e garave të saj. (Gazetar: Safet Ademi)
