Nëse konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon Sezoni i Formula 1 mund të përfundojë në Evropë
30.07.2026 15:16
Domenicali deklaroi se deri në mesin e shtatorit do të merret një vendim për dy garat e fundit të sezonit...

Drejtori ekzekutiv i Formula 1, Stefano Domenicali, deklaroi se deri në mesin e shtatorit do të merret një vendim për dy garat e fundit të sezonit, në Katar dhe Abu Dhabi. Për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, garat e prillit në Bahrein dhe Arabinë Saudite janë anuluar, ndërsa Bahreini do të zëvendësohet nga Malajzia.
Nëse edhe Katari dhe Abu Dhabi hiqen nga kalendari, Imola në Itali konsiderohet kandidati kryesor për të pritur garën përmbyllëse të sezonit. Formula 1 po përgatit edhe një plan rezervë për sezonin 2027, por synon të ruajë kalendarin me 24 gara. (Gazetar: Safet Ademi)
