Hadribeaj bokson për titull të botës
30.07.2026 15:17
Ermal Hadribeaj është boksieri shqiptar i radhës që bokson për titull të botës....

Ermal Hadribeaj është boksieri shqiptar i radhës që bokson për titull të botës. Të enjten është konfirmuar se Hadribeaj më 17 tetor do të boksojë me Sebastian Fundora për titullin “ËBC Super Ëelterëeight”. Fundora është kampion, ndërsa Hadribeaj sfidues i detyrueshëm.
WBC është një prej katër versioneve të mëdha të boksit profesionist. Luftërat për tituj në këto katër versione vlerësohen luftëra për tituj të botës. Hadribeaj është nga Tirana, ndërsa jeton në SHBA. 32-vjeçari i ka fituar 23 luftëra në boksin profesionist. Nuk ka humbje. Së fundi fitoi ndaj Bakary Samake më 23 maj në Oberhausen të Gjermanisë për “WBC Silver Super Ëelter”. Kështu u bë sfidues i detyrueshëm për titull të botës në kategorinë super-uelter. Fundora 28-vjeçar, është nga SHBA. Ka 24 fitore e një humbje. Vendi ku do të zhvillohet meçi do të caktohet ndërkohë.
