Ethet e Nilit, 7 pacientë të infektuar me ethet e Nilit
30.07.2026 15:52
Në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 10 pacientë, 7 prej të cilëve me ethet e Nilit..

Në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 10 pacientë, 7 prej të cilëve me ethet e Nilit, ndërsa për tre pacientët e tjerë priten rezultatet nga IShP-ja, 2 pacientë janë në gjendje kritike, informon drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana. Sipas tij, pacientët e tjerë janë në gjendje stabile shëndetësore.
“Momentalisht në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve janë të hospitalizuar 8 pacientë me ethet e Nilit. Pacientët vuajnë nga sëmundja akute e trurit dhe meningjet, priten rezultate shtesë laboratorike nga IShP-ja. Gjithsej tek 7 pacientë është vërtetuar sëmundja e etheve të Nilit, ndërsa tek 3 pacientë e tjerë dyshohet që bëhet fjalë për infeksionin e njëjtë dhe presim që t’i marrim analizat. Fatkeqësisht 2 pacientë janë në gjendje kritike. Njëri është 76 vjeç, ndërsa pacienti tjetër është 66-vjeçar. Të dy pacientët janë të intubuar dhe trajtohen në repartin intensiv. Pacientët e tjerë janë në gjendje stabile dhe po trajtohen me protokollet moderne mjekësore. Pacienti 66-vjeçar nuk kishe udhëtuar jashtë vendit.”, - deklaroi drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana.
Autoritete shëndetësore theksojnë se simptomat e pacientëve të infektuar janë me temperaturë të lartë, dhimbje e fortë koke, çorientim dhe çrregullim i vetëdijes. Personat e hospitalizuar janë infektuar nga pickimi i mushkonjave të infektuara. Nga Klinika Infektive apelojnë që qytetarët t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit të Shëndetit Publik.
VLORA LATIFI TOPOJANI
