QMK: Zjarret në Dollnen dhe Kërçovë janë aktive, zjarri pranë Kavadarit është nën kontroll
Deri në orën 13:00 të ditës së sotme...

Deri në orën 13:00 të ditës së sotme, janë regjistruar gjithsej pesë zjarre në hapësira të hapura në të gjithë vendin, dy prej të cilave janë aktive, një është vënë nën kontroll dhe dy janë shuar.
Sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhim me Kriza, zjarret janë aktive në komunën e Dollnenit, pranë fshatit Vrancë, ku po digjet një fushë me grurë, si dhe në komunën e Kërçovës, pas sallës sportive "Jançica", ku po digjet bar i thatë.
Zjarri në komunën e Kavadarit, pranë fshatit "Dolna Boshava", ku po digjej bimësi e ulët, është nën kontroll.
Ndërkohë, janë shuar dy zjarre: në komunën e Zhelinës, pranë fshatit Debërcë, ku po digjej bimësi e ulët, si dhe në komunën e Gostivarit, pranë fshatit Banjicë e Epërme, në afërsi të fabrikës SAEM, ku po digjej bar i thatë dhe mbeturina druri.
