Maqedoni
Parashikimi i motit
31.07.2026 08:53
Me diell dhe vapë, temperaturat deri në 39 gradë...

Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 20 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 32 deri në 39 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me erë të dobët nga drejtime të ndryshueshme.
