Maqedoni
Në funksion kamerat e “Qytetit të Sigurt” në një pjesë të Komunës së Debërcës, së shpejti edhe në Ohër
31.07.2026 10:10
Po zgjerohet rrjeti i projektit “Qyteti i Sigurt”....

Po zgjerohet rrjeti i projektit “Qyteti i Sigurt”. Pas testimeve përfundimtare, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se janë vënë në funksion kamerat e sigurisë në segmentin e autostradës ndërmjet fshatrave Gorencë dhe Trebenisht, në Komunën e Debërcës.
Së shpejti kamerat e “Qytetit të Sigurt” do të jenë funksionale edhe në rrugët e Ohrit dhe rajonit, ku pajisjet tashmë janë vendosur dhe po kalojnë fazën përfundimtare të kontrollit teknik dhe testimeve.
Sistemi “Qyteti i Sigurt” do të mundësojë kontroll më të shtuar dhe të vazhdueshëm të trafikut, zbulimin e shkeljeve të rregullave të komunikacionit, rritjen e disiplinës në trafik dhe përmirësimin e nivelit të sigurisë në rrugë.
