Botë
Trump: Marrëveshje për paqe në Gazë
31.07.2026 10:57
Pasi presidenti i ShBA-së, Donald Trump, bëri të ditur se do të ketë marrëveshje për paqe me Gazën....

Pasi presidenti i ShBA-së, Donald Trump, bëri të ditur se do të ketë marrëveshje për paqe me Gazën. Çmimet e naftës u mbyllën në rënie të enjten, pas një sesioni me luhatje të forta, ndërsa tregjet vlerësuan propozimin e Arabisë Saudite për krijimin e një aleance shumëkombëshe të mbrojtjes detare me synim rritjen e sigurisë në Detin e Kuq.
Rijadi ka propozuar udhëheqjen e një koalicioni që do të forcojë bashkëpunimin ushtarak në Ngushticën Bab el-Mandab, Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit. Sipas Ministrisë saudite të Mbrojtjes, 14 shtete, përfshirë Turqinë, Pakistanin, Egjiptin, Sudanin dhe Xhibutin, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët në mbështetje të nismës.
Bie çmimi i naftës
Në tregjet ndërkombëtare, nafta Brent ra me 1.71 dollarë ose 1.88%, duke u mbyllur në 89.03 dollarë për fuçi. Gjatë ditës, çmimi kishte arritur deri në 93.31 dollarë për fuçi pas përshkallëzimit të tensioneve ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Edhe nafta amerikane WTI shënoi rënie, duke u mbyllur në 83.59 dollarë për fuçi ose 87 cent më pak krahasuar me seancën e mëparshme.
