Botë
Zelensky publikon shifrat e humbjeve: 50 mijë ushtarë ukrainas të vrarë dhe 400 mijë të plagosur
31.07.2026 13:33
Zelensky ka deklaruar se rreth 50 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës me Rusinë...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se rreth 50 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës me Rusinë, ndërsa rreth 400 mijë të tjerë janë plagosur.
Sipas Zelenskyt, një numër i konsiderueshëm i ushtarëve ukrainas vijojnë të jenë të zhdukur, ndërsa luftimet e ashpra në front kanë shkaktuar humbje të mëdha njerëzore në të dyja palët.
Duke folur për humbjet ruse, presidenti ukrainas tha se numri i përgjithshëm i të vrarëve dhe të plagosurve në ushtrinë ruse ka arritur në rreth 1.6 milionë persona, prej të cilëve afërsisht 700 mijë janë vrarë.
Zelensky nuk dha detaje mbi mënyrën se si janë përllogaritur këto shifra.
Humbjet ushtarake në luftën Rusi-Ukrainë mbeten të vështira për t’u verifikuar në mënyrë të pavarur, pasi të dyja palët publikojnë shifra të ndryshme për viktimat dhe humbjet e kundërshtarit.
Lufta, e nisur pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, vijon të jetë një nga konfliktet më të mëdha ushtarake në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
