Haider Al-Abadi, 40 sulmues vetëvrasës çdo muaj hyjnë në Irak
15.06.2015 18:37
Rreth 40 sulmues vetëvrasës hyjnë në Irak për çdo muaj, bën të ditur kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi...

Abadi, në një fjalim televiziv tha se numri i luftëtarëve të huaj në Irak tani është më i lartë sesa i militantëve irakianë. Ai tha se sulmuesit vetëvrasës janë “nga çdo vend” në rajon, duke shtuar se “ky është një problem që duhet diskutuar edhe nga këto shtete”.
IS-is ka nisur një ofensivë qershorin e vitit të kaluar, duke marrë nën kontroll një të tretën e territorit të Irakut, duke përfshirë këtu edhe zonat në kufi me Sirinë, e cila ua bën më të lehtë luftëtarëve të hyjnë në këtë shtet.
Sulmuesit vetëvrasës me bombë janë një nga armët më vdekjeprurëse të grupit militantë “Shteti Islamik”, që shkaktojnë viktima në masë.
