Liga e Konferencës, Shkëndija kalon në raundin e tretë

31.07.2026 15:01

Shkëndija e Tetovës ka siguruar kualifikimin në raundin e tretë të Ligës së Konferencës...

Shkëndija e Tetovës ka siguruar kualifikimin në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, pasi mposhti Bravon me rezultat 3-1 në ndeshjen e kthimit, duke përmbysur humbjen 2-1 të pësuar një javë më parë në Slloveni. 
 
Skuadra tetovare e nisi sfidën me një goditje të fortë, pasi pësoi gol në minutat e para të takimit dhe u gjend në një pozitë edhe më të vështirë në rezultatin e përgjithshëm. Megjithatë, reagimi i nënkampionëve të vendit ishte i jashtëzakonshëm. Shkëndija dominoi pjesën tjetër të ndeshjes, tregoi karakter dhe efikasitet në fazën sulmuese, duke realizuar tre gola që vulosën përmbysjen dhe kualifikimin në fazën e radhës të 
garës.
 
Hiberniani kundërshtari i radhës
 
Një nga klubet më të vjetra të futbollit në Skoci, Hibernian, do të jetë kundërshtari i radhës i Shkëndijës në Ligën e Konferencës. Në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë, skocezët mposhtën para tifozëve të tyre ekipin kosovar Malisheva me rezultatin 4:1, duke përmbysur humbjen 0:2 të pësuar në takimin e parë si mysafir. 
 
Ndeshja e parë mes Hibernianit dhe Shkëndijës do të zhvillohet më 6 gusht në Skoci, ndërsa takimi i kthimit në Shkup do të luhet shtatë ditë më vonë. Javën e ardhshme do të mësohet edhe kundërshtari i mundshëm i Shkëndijës në fazën play-off. UEFA e ka caktuar shortin për të hënën, pas të cilit tetovarët do të mund të mendojnë edhe për raundin e ardhshëm. (Gazetar: Safet Ademi)