Futboll, Rastoder shpëton Panathinaikosin
31.07.2026 15:03
Skuadra e Panathinaikosit e përfundoi me sukses misionin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës....

Skuadra e Panathinaikosit e përfundoi me sukses misionin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Në ndeshjen e kthimit në Athinë, barazoi 2:2 me ekipin hungarez Paksi, me rezultatin e përgjithshëm 4:3 siguroi kualifikimin në raundin e ardhshëm. Heroi absolut i mbrëmjes në stadiumin olimpik "Spiros Luis" ishte sulmuesi I përfaqësueses së Maqedonisë, Elmin Rastoder, i cili shënoi golin e tij të parë me fanellën e klubit grek. Kundërshtar i radhës I skuadrës greke do të jetë CSKA 1948.
Rashica bën gol për Beshiktashin
Besiktasi ka fituar dhe ndeshjet e kthimit me rezultatin 2:0 përballë Midtjylland, takim i vlefshëm për raundin e dytë të kualifikueseve të Europa League. Pjesë e këtij suksesi është bërë edhe sulmuesi shqiptar Milot Rashica, i cili shënoi të parin e sfidës në minutën e 70-të, i aktivizuar nga stoli.
Korenica shënon gol
Meriton Korenica ka shënuar gol për Clujin që të enjten mbrëma u kualifikua për në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Cluji në ndeshjen e kthimit e mposhti skuadrën Alashkert me rezultatin 3:0. Sulmuesi i Kosovës, Korenica, shënoi për 2:0 në minutën e 45-të. Ai luajti deri në minutën e 71-të. Cluji me rezultat të përgjithshëm 4:1 avancoi në raundin e tretë të “UEFA Conference League”.
Shënon futbollisti me një krah
Mesfushori danez Marius Krüger Lind, i cili ka vetëm një krah dhe luan për skuadrën nga Ishujt Faroe, Runavík, arriti një sukses historik. Lind u bë vetëm futbollisti i dytë në histori me një krah që shënon gol në garat evropiane. 27-vjeçari Lind ka lindur pa parakrahun e djathtë dhe mbrëmë shënoi golin që i dha epërsinë 2-0 ekipit të tij, i cili më pas siguroi kualifikimin në fazën tjetër pas ekzekutimit më të mirë të penalltive. Ai realizoi në ndeshjen e kthimit kundër skuadrës sllovene Koper, në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. (Gazetar: Safet Ademi)
