13 raste me ethet e Nilit Perëndimor, tre pacientë në gjendje kritike

31.07.2026 15:19

Në Klinikën për Sëmundje Infektive janë të shtruar 10 pacientë, tre prej tyre në gjendje kritike...

Në Klinikën për Sëmundje Infektive janë të shtruar 10 pacientë, tre prej tyre në gjendje kritike, si pasojë e infektimit me virusin e etheve të Nilit Perëndimor. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më 30 korrik në vend janë konfirmuar gjithsej 13 raste me këtë virus. Për shkak të situatës, Ministria ka urdhëruar Qendrën për Shëndet Publik – Shkup të realizojë dezinsektim shtesë kundër mushkonjave. Trajtimi është kryer gjatë natës, si masë parandaluese për të ulur rrezikun e përhapjes së virusit.
 
“Në Klinikën për Sëmundje Infektive janë të shtruar 10 pacientë, tre prej tyre në gjendje kritike. Për shkak të situatës, Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar Qendrën për Shëndet Publik – Shkup të realizojë dezinsektim shtesë kundër mushkonjave. Trajtimi është kryer gjatë natës, si masë parandaluese për të ulur rrezikun e përhapjes së virusit.”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
 
Nga Ministria theksojnë se mbeten në koordinim të vazhdueshëm me Institutin e Shëndetit Publik, qendrat e shëndetit publik dhe institucionet shëndetësore. Autoritetet sigurojnë se situata po monitorohet vazhdimisht dhe se qytetarët do të informohen në kohë për çdo zhvillim të ri dhe për masat që do të ndërmerren.
 
SANIJE DURAKU