Votuesit në Moldavi, të ndarë mes Rusisë dhe Evropës
15.06.2015 18:40
Zgjedhjet lokale në Moldavi dëshmojnë se votuesit janë të ndarë në mes të partive pro-evropiane dhe atyre pro-ruse...

Me 98.5 të votave të numëruara të zgjedhjeve të 14 qershorit, Komisioni Zgjedhor i Moldavisë ka njoftuar se rezultati në mes të partive pro-ruse dhe pro-evropiane është pothuajse i barabartë.
Në kryeqytet Kishnievë as kandidati pro-evropian, Dorin Chirtoaca, as ai pro-rus, Zinaida Greceani, nuk kanë arritur që të fitojnë 50 për qind të votave, aq sa kërkohet për fitore. Raundi i balotazhit do të mbahet mbas dy javësh.
