Mickoski: Shëndetësia, prioritet për Qeverinë

31.07.2026 19:15

Shëndetësia mbetet një prioritet kryesor...

Shëndetësia mbetet një prioritet kryesor, por përmirësimi i saj kërkon kohë, investime dhe përkushtim. Problemet e krijuara ndër vite nuk mund të zgjidhen menjëherë, por Qeveria po angazhohet duke rritur financimin dhe duke bërë gjithçka të mundur për të përmirësuar shërbimet shëndetësore për qytetarët.

“Shëndetësia është një nga prioritetet e mia personale, por edhe prioritetet e Qeverisë, për fat të keq është një proces që kërkon kohë, kërkon energji, durim, por mbi të gjitha kërkon para, sepse ajo që është shkatërruar me vite, më saktë, me dekada, për fat të keq nuk mund ta rregullojmë brenda natës. Si Qeveri, këtë vit po ndajmë një shumë rekord prej më shumë se 1 miliard eurosh për shëndetësinë dhe nevojat e qytetarëve për shërbime shëndetësore. Duhet të pranoj se gjithçka që mund të bëjmë si Qeveri në periudhën e kaluar dhe atë që vjen, do ta bëjmë.”, - deklaroi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.