Maqedoni
Përmirësohet situata epidemiologjike, uji ende i pasigurt për konsum
01.08.2026 13:51
Në Gostivar Situata epidemiologjike po përmirësohet...

Gjatë 24 orëve të fundit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 36 pacientë. Autoritetet janë të inkurajuara nga zhvillimet, por mbeten të kujdesshme. Kryeministri Hristijan Mickoski informon se uji teknik për përdorim është i sigurtë por ende nuk është i pijshëm. Ai shprëson se shumë shpejtë do të përmirësohet gjendja dhe qytetarët e Gostivarit do të mund të konsumojnë ujë.
“Po merren masa, uji teknik për përdorim është siguruar tashmë, dhe aktualisht është duke u zhvilluar një proces hiperklorinimi, të cilin po e kryejnë ekspertë të Ndërmarrjes Publike të ujësjellësit - Shkup. Çdo ditë merren dhe testohen mostra të ndryshme, dhe tani mund të them se po shkojmë drejt një situate ku, ndoshta për herë të parë në dekadat e fundit, qytetarët në Gostivar do të jenë në gjendje të përdorin ujë të pijshëm që do të jetë bakteriologjikisht i saktë, por kërkoj durim sepse kemi një qasje serioze dhe po e zbatojmë seriozisht këtë proces, dhe pres që shumë shpejt, përveç ujit që përdorin për nevoja teknike, qytetarët do të marrin edhe ujë për gatim dhe pierje”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
Edhe nga Instituti i shëndettit publik theksojnë se numri i rasteve të paraqitura po ulet dhe gjendja epidemiologjike është duke u qetësuar.
“Sipas karakteristikave tipike të një epidemie hidrike është paraqitur një numër i madh i rasteve që e ka arritur kulmin dhe tani është në rënie ,dmth numri I rasteve të paraqitura zvogëlohet. Nga analizat fillestare të bëra në ISHP pas kërkesës nga Prokuroria Publike, në ujë janë gjetur baktere koliforme që asocojnë me një kontaminim fekal të ujësjellësit. Simptomat më të shpeshta si në shumicën e gastroenterokoliteve janë paraqitur si barkqitje, vjellje, dhembje barku.. Më të rrezikuar për të paraqitur formë më të rëndë të sëmundjes janë fëmijët, më të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.-thonë nga ISHP.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftouan se situata epidemiologjike në Gostivar është stabile dhe është nën mbikëqyrje të vazhdueshme të institucioneve kompetente. Është regjistruar një rënie e ndjeshme e numrit të ekzaminimeve krahasuar me periudhën kur epidemia arriti kulmin.
VLORA LATIFI TOPOJANI
