Maqedoni
Dibër, ndahen 47 banesa sociale
01.08.2026 14:45
Në Dibër u ndanë 47 banesa sociale për familjet në nevojë sociale...

Në Dibër u ndanë 47 banesa sociale për familjet në nevojë sociale.
“Mund të shohim 47 familje të lumtura, të cilat që sot do të kenë banesa që do të mund t’i shfrytëzojnë në një objekt të ndërtuar mirë dhe cilësor, këtu në Dibër. Bëhet fjalë për kategoritë më të ndishme, për fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror, për shfrytëzues të përkrahjes minimale të garantuar, për persona të goditur nga fatkeqësia; për persona me pengesa; për prindër beqar me fëmijë të mitur. Më vjen mirë që kjo politikë vazhdon. Paraprakisht ndamë 29 banesa të tilla në Veles; 32 në Kocan; 21 në Strumicë dhe 19 në Gjevgjeli”, u shpreh ministri i transportit Aleksandar Nikollovski.
“Ishte kënaqësi që sot bëhet ceremonia e ndarjes së 47 banesave për ketagorinë e qytertarëve me nevojë sociale. Shpresoj që në të artdhmen në bashkëpunim me institucionet qeveritare të realizojnë projekte të ngjashme të kësaj kategorie. Njëkohësisht dua të përgëzoj dhe falënderoj Qeverinë për mbështetjen e vazhdueshme për qytetin tonë sic është projekti i bulevardit, pranë kësaj ndërtese, që është pjesë e projekteve nga kredia hungareze në vlerë prej rreth dy milionë euro për Qytetin e Dibrës”, deklaroi kryetari i Komunës Dibër, Fisnik Mela.
