Daçiq: Stabiliteti i Maqedonisë, me rëndësi për rajonin
Në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Iniciativës Qendrore Evropiane, në Ohër ishte i pranishëm edhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili me këtë rast nuk la pa përmendur zhvillimet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë...

Ruajtja e stabilitetit të Maqedonisë është shumë me rëndësi për tërë rajonin, vlerëson Daçiq.
Ai në cilësinë e përfaqësuesit aktual të OSBE-së theksoi se pas ngjarjeve në Kumanovë, dy herë në Maqedoni e ka dërguar përfaqësuesin për Ballkanin Perëndimor, i cili ka biseduar me kreun shtetëror dhe përfaqësuesit e opozitës.
“Ne, i përkrahim të gjitha qëndrimet e BE-së që situata politike të vendoset në kuadrin politik. Gjykojmë secilin lloj të prishjes së rendit në Maqedoni, secilën formë të dhunës dhe terrorizmit, ndërsa nga ana tjetër OSBE, si organizatë është e përgatitur njashtu që t`i japë shërbimet e saja, nëse është e nevojshme për to”- deklaroi Daçiq.
