Ali Ahmeti: Të mos hiqet dorë nga marrëveshja e 2 qershorit
Situata aktuale politike në vend ka qenë temë edhe e takimit të Kreut të BDI-se Ali Ahmeti, me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati...
Ahmeti njohtoi Bushatin mbi dialogun midis katër partive politike më të mëdha në vend me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA si dhe për takimin e katërshes në Bruksel me Komisionerin Hahn, Sekretarin e Përgjithshëm Alain Le Roy dhe EuroDeputetin Ivo Vajgll.
BDI ka luajtur rol konstruktiv dhe të rëndësishëm në vendosjen e dialogut politik me ndërmjetësim ndërkombëtar dhe do të vazhdon me kontributin e njejtë në bashkëbisedim me të gjitha palët.
Marrëveshja e dy qershorit është e mirë jo vetëm se i referohet themeleve të stabilitetit si marrëdhëniet ndëretnike, marrëveshjen e Ohrit, marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe integrimin EuroAtlantik, por edhe sepse paracakton reforma të rëndësishme dhe të patjetërsueshme që duhet t’i ndërmarrim në afat sa më të shkurtër, andaj edhe palët nuk duhet që të ngrejnë dorë, por t’i tejkalojnë interesat partiak dhe të mendojnë për vendin dhe qytetarët.
Në takimin e realizuar në Ohër është bërë fjalë edhe për bashkëpunimin midis Tiranës dhe Shkupit si dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.
Ahmeti në këtë drejtim kërkoi intensifikim të bashkëpunimit bilateral midis Shkupit dhe Tiranës nëpërmjet të mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta qeveritare, por edhe realizimit praktik të marrëveshjeve për bashkëpunim në arsim, kulturë, thuhet ne komunikaten e lëshuar nga BDI, pas takimit.
