Botë
Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë, Rama: Po ecet me ritme të larta
01.08.2026 17:07
Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë...

Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë, duke thënë se vijohet me ritme të larta.Sipas kreut të qeverisë shqiptare po nderohet një rrjeti rrugor modern e funksional.
Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin ekonomik e turistik të zonave që lidhen përmes këtij aksi.
“Vijojmë me Punët e Shqipërisë, me infrastrukturë moderne dhe funksionale, që i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe vizionit për Shqipërinë 2030”, shkruan Rama.
