Rusia do të hakmerret nëse SHBA-të stacionojnë artilerinë pranë kufijve të saj

15.06.2015 20:34

Plani i Uashingtonit që të stacionojë tanket dhe artilerinë në territorin e shteteve të NATO-s pranë kufirit me Rusinë do të ishte akti më agresiv i SHBA-ve që nga Lufta e Ftohtë, dhe Moska do të hakmerrej duke i nxitur forcat e veta, ka thënë një zyrtarë i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse të hënën...

“Nëse SHBA-të stacionojnë pajisje ushtarake duke përfshirë tanke, bateri të artilerive dhe pajisje tjera në shtetet e rajonit në Evropën Lindore dhe shtetet Baltike, do të ishte hapi më agresiv nga Pentagoni dhe NATO që nga Lufta e Ftohtë”, ka thënë zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Gjeneral Yuri Yakubov për Ruters.

“Rusia nuk do të ketë zgjidhje tjetër pos të pozicionojë forcat e veta në frontin strategjik perëndimor” ka vazhduar ai.

Shtetet e Bashkuara u kishin ofruar pajisje ushtarake aleatëve të vet në Evropën Lindore, propozim i cili u bë me qëllim që t’i siguruar qeveritë e shqetësuara se mund të ishin ata shënjestra e radhës, pas konfliktit në Ukrainë.

Zyrtarët e shtetit të Polonisë dhe shteteve tjera Baltike, kanë shprehur shqetësimin e tyre që aleanca NATO nuk ka marrë hapa tjerë serioz për të frenuar Rusinë.

Sidoqoftë, ata kanë mirëpritur vendimin e fundit të Uashingtonit, derisa shtetet e tjera të rajonit kanë shprehur shqetësimin e tyre se mund të bien në një pozitë të palakmueshme nga që mund të gjinden në një garë të armatosur mes Rusisë dhe SHBA-ve.