Eurointegrimi, Farizi: Nevojiten reforma thelbësore anti krim
02.08.2026 15:58
Bashkimi Evropian mbetet në kërkesat e saj ndaj Maqedonisë së Veriut...

Bashkimi Evropian mbetet në kërkesat e saj ndaj Maqedonisë së Veriut sa i përket integrimit, sikurse reformat dhe ndryshimet kushtetuese. Pavarësia në gjyqësor, luftimi kundër krimit dhe korrupsionit, reforma në administratë, media të lira, harmonizimi i ligjeve me BE-në janë ndër kërkesat kryesore. Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Lulzim Farizi thotë se reforma duhet të jenë të tërsishme përfshi edhe administratën që ajo të zbatoj kërkesat evropiane. Theksi i veçant duhet t’i vehet gjyqësorit dhe luftimit të korrupsionit.
“Duhet të bëhen reforma të tërësishme, respektivisht duhet revolucion I brendshëm në fushën e drejtësisë, kuptohet nëpërmjet mekanizmit respektivisht institucionit të parlamentit duhet të sjellen ligje, për shkak se detyrohen vetë gjykatat të veprojnë konform atyre ligjeve të cilat i sjell parlamenti me qëllim që të bëhet reformim i tërësishëm i pushtetit gjyqësor dhe prokurorisë, dhe mendoj se duhet të bëhet luftë me korrupsionin edhe në polici, respektivisht në MPB për shkak se është një zinxhir i ndërlidhur prokuroria, gjykata dhe MPB. Por, unë mendoj se në dy drejtime duhet të lëviz kjo çështje: e para është që të futen të gjithë gjykatësit në veting dhe e dyta të bëhen reforma të tërësishme, respektivisht të bëhet riorganizim i tërësishëm i gjyqësorit”, deklaroi analisti Lulzim Farizi.
Ndryshimet kushtetuese, si pengesë kryesore pamundësojnë hapjen e kapitujve negociues me BE-në. Lulzim Farizi thotë se përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e vendit vështirë të arrihet në një periudhë afatshkurtër. Dakordimi, sipas tij mund të vij me një ndërmjetësim me faktorin ndërkombëtarë.
“Kur i sheh qëndrimet të cilat janë diametralisht të kundërta që ka bullgaria kundrejt Maqedonisë dhe Maqedonia kundër Bullgarisë, është shumë larg një marrëveshje e cila mund të zgjidhin dy alët pa ndonjë ndikim nga faktori ndërkombëtarë, sidomos BE dhe nga SHBA. Por, duke e parë dhe analizuar problemet të cilat janë sidmos me Ukrainën dhe problemet që SHBA i ka me Iranin dhe luftën, unë besoj se për një periudhë shumë të shkurtër nuk mund të arrihet kjo, ndoshta edhe qëndrimet e qeverisë së Maqedonisë së Veriut që janë shumë të ngurta, është normale që shteti duhet të ketë pozicione që të përfitoj si në aspektin politik ashtu edhe në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare”, theksoi Farizi.
Në kuadër të planit të zhvillimit Maqedonia meqë nuk miratoi kodin zgjedhor, humbi 4.2 milion euro. Lulzim Farizi thotë se vendi mund të rrezikojë mos përthithjen e parave evropiane edhe në të ardhmen, në rast se nuk përmbush kërkesat evropiane.
MERAL ISMAILI
