Greqia në alarm nga zjarret, evakuime masive dhe alarm në disa rajone
Zjarret vazhdojnë të përhapen në disa zona të Greqisë...

Zjarret vazhdojnë të përhapen në disa zona të Greqisë, duke vënë në alarm autoritetet dhe duke detyruar evakuime në zonat më të rrezikuara. Evakuimi i një zone industriale dhe gjashtë fshatrave pranë qytetit të Megarës në perëndim të Athinës u urdhërua sot, ndërsa qindra zjarrfikës luftojn për të tretën ditë me radhë për të vënë nën kontroll një zjarr të madh pyjor që ka shkatërruar mijëra hektarë pyll dhe dhjetëra shtëpi. Ndërsa, një zjarr i madh po shpërthen gjithashtu në ishullin e Qefalonisë.
Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar qindra zjarrfikës, mjete tokësore dhe ndërhyrje nga ajri. Autoritetet greke thonë se prioritet mbetet mbrojtja e jetës së njerëzve dhe kufizimi i përhapjes së zjarreve.
Për shkak të sezonit turistik, autoritetet greke u bëjnë thirrje pushuesve që të informohen vazhdimisht për zonat ku ka rrezik dhe të mos pengojnw punën e ekipeve të emirgjencës.
Edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut që planifikojn udhëtime ose ndodhen në bregdetin grek këshillohen të ndjekin njoftimet zyrtare dhe në rast rreziku, të respektojn menjëherë udhëzimet për largim nga zonat e prekura. Sipas raporteve zyrtare, të paktën 500 zjarrfikës po luftojnë me flakët, përfshirë ekipe nga Rumania dhe Franca. Zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve ka njoftuar se 13 persona janë arrestuar në të gjithë vendin deri më tani me akuzën e zjarrvënies së pakujdesshme.
SANIJE DURAKU
