Maqedoni
Panair dyditor për energji të pastër
16.06.2015 09:07
"Panair për energji të pastër" si pjesë e javës së BE-së për energji të qëndrueshme do të mbahet sot dhe nesër në Shkup...

"Panair për energji të pastër" si pjesë e javës së BE-së për energji të qëndrueshme do të mbahet sot dhe nesër në Shkup në organizim të Shoqatës së qytetarëve "Gou Grin", ndërsa në partneritet me Fondacionin "Konrad Adenauder" dhe Ambasadën franceze në Shkup.
Të rinjtë në Maqedoni në këtë panair do të mund të informohen për mundësitë për zhvillimin akademik dhe profesional në sferën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
Qëllimi i panairit është që të lidhen të rinjtë me kompanitë të cilat punojnë në energjinë e ripërtëritshne dhe universitetet të cilat ofrojnë studime nga kjo sferë.
Siç informojnë organizatorët, panairi do të paraqet takim të konsumit (studentët) dhe ofertës (universitetet dhe kompanitë) e tregut të punës për energji të pastër./mia
