Botë

Al-Kaida: lideri numër 2 është vrarë në Jemen

16.06.2015 09:13

Al-Kaida në Gadishullin Arab thotë se një lider i saj është vrarë nga sulmi me aeroplan pa ekuipazh i Shteteve të Bashkuara...

Dega e al-Kaidës në Jemen ka njoftuar sot në Internet se Nasser al-Wuhayshi është vrarë nga një “sulm amerikan”, së bashku me dy pjesëtarë të tjerë të al-Kaidës.
 
Sipas njoftimit, në vend të tij është caktuar ish-lideri ushtarak, Qassim al-Raymi. 
 
Zyrtarë të Këshillit të Sigurisë së Jemenit kanë thënë dje se al-Wuhayshi, që dikur ishte bashkëpunëtor i afërt i liderit të al-Kaidës, Osama bin Laden, ishte vrarë më 12 qershor në rajonin Hadramout.
 
Ai ishte i dyti në linjën komanduese të al-Kkaidës, pas Ayman al-Zawahirit, dhe ishte në listën e personave më të kërkuar të Shteteve të Bashkuara, për shkak se kishte planifikuar sulme në tokën amerikane.