Debutim ëndërrash për Olti Hysenin me fanellën e Brøndby IF!
03.08.2026 11:51
Olti Hyseni në ndeshjen e djeshme kundër Viborg...

Olti Hyseni në ndeshjen e djeshme kundër Viborg, veshi për herë të parë fanellën e Brøndby IF, duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij të re.
I njëjti te skuadra e njohur daneze u transferua vetëm disa ditë më parë, duke arritur nga rradhët e skuadrës së Sonderjyske, aty ku ishte shok skuadre me shkupjanin, Sefer Emini.
Olti Hyseni shënoi golin e fitores ndaj Viborg dhe i përjetoi emocionet deri në lot.
Një natë e paharuar për talentin 19-vjeçar, i cili morri lëvdata pas përfundimit të ndeshjes nga i gjithë stafi i Brøndby IF.
