Botë

Kerry dhe Lavrov biseduan për situatën në Ukrainë

16.06.2015 09:20

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka kërkuar ngaministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, që Moska ta respektoj armëpushimin në pjesën lindore të Ukrainës...

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka kërkuar ngaministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, që Moska ta respektoj armëpushimin në pjesën lindore të Ukrainës, ka njoftuar mbrëmë Departamenti amerikan i shtetit.
 
Në një bisedë telefonike me ministrin Lavrov, sekretari Kerry ka “kërkuar që Rusia ta shfrytëzoj mundësinë për takimet e ardhshme të Grupit Tripalësh të Kontaktit dhe të grupeve punuese të tij, për përshpejtimin e implementimit të marrëveshjeve të Minskut”, që janë nënshkruar në muajin shkurt, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby.
 
Në këtë bisedë telefonike, zoti Lavrov ka shprehur rëndësinë e “krijimit të dialogut direkt ndërmjet qeverisë dhe republikave popullore të vetëshpallura e të papranuara në Donjeck dhe Luhansk”, ka njoftuar Ministria e jashtme e Rusisë./evropaelire