Shorti i play-off, për Ligën e Kampionëve

03.08.2026 15:44

UEFA ka hedhur sot shortin për fazën play-off të Ligës së Kampioneve...

UEFA ka hedhur sot shortin për fazën play-off të Ligës së Kampioneve, duke përcaktuar rrugëtimin e skuadrave që do të zbulojnë 7 emrat e fundit që i bashkohen 29 ekipeve të tjera dhe do të plotësojnë fazën në grup të edicionit 2026-2027.

Sipas rregullores, do të jenë 5 përballje mes skuadrave kampione që kanë nisur rrugëtimin e tyre në kualifikueset e turneut, ndërsa 2 të tjerat do të jenë mes ekipeve që kanë siguruar kualifikimin nëpërmjet renditjes në kampionatet përkatëse.


“PLAY-OFF”

RRUGËTIMI I KAMPIONËVE

Levski Sofje / Kairat Almati – AEK Athinë

Sëlltik – LASK Linz

Dinamo Zagreb / Kauno Zalgiris – Viking

Mjallbi / Sllovan Bratislava – Ararat-Armeni / Ccelje

Hapoel Ber-Sheva / Crvena Zvezda – Arhus / Sabah

 

RRUGËTIMI I LIGËS

Fenerbahçe / Shturm Grac – Sparta Pragë / Olimpik Lion

Olympiakos / N.E.C. Nijmegen – Union SG / Bodo/Glimt