Renditja e re e FIVB-së, Maqedonia humbet një pozicion
Renditja e re e FIVB-s ka sjellë disa ndryshime në klasifi kimin e kombëtareve, pas rezultateve të fundit në Ligën e Kombeve. Maqedonia ka pësuar një rënie të lehtë, duke humbur një pozicion dhe duke u renditur tashmë në vendin e 54-të në botë...

Përfaqësuesja më e mirë e volejbollit për meshkuj të Maqedonisë ka rënë një vend në renditjen më të re të FIVB-së për kombëtaret më të mira të volejbollit në botë.
Pas përfundimit të Ligës së Kombeve, janë bërë disa korrigjime në renditjen e FIVB-së, në të cilën përfaqësuesja e Maqedonisë, tani renditet në vendin e 54-të, një pozicion më poshtë krahasuar me renditjen e mëparshme.
Arsyeja e rënies së Maqedonisë në renditjen e muajit gusht është ngjitja e Australisë nga vendi i 54-t në të 52-in.
Në krye të renditjes botërore nuk ka ndryshime. Polonia, e cila fitoi Ligën e Kombeve, mbeti në vendin e parë, përpara Italisë dhe Rusisë. Në pesëshen më të mirë të renditjes botërore bëjnë pjesë edhe Sllovenia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bullgaria, e cila do të jetë kundërshtari i parë i Maqedonisë në Kampionatin Evropian që po afrohet, ka mbetur në vendin e nëntë të renditjes botërore.
Po ashtu 1 vend ka humbur edhe Kosova, e cila tani është e 126-ta, ndërsa Shqipëria mbeti në pozitën e njëjtë të 79-tën. (Safet Ademi, TVM2)
