Botë

Zelensky: Do të punojmë për paqen para dimrit, por Putini po përgatit sulme të reja

03.08.2026 18:00

Zelensky ka bërë të ditur se Ukraina do të intensifikojë përpjekjet diplomatike për të arritur një marrëveshje paqeje me Rusinë përpara dimrit...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se Ukraina do të intensifikojë përpjekjet diplomatike për të arritur një marrëveshje paqeje me Rusinë përpara dimrit, ndërsa ka paralajmëruar se Moska po përgatitet për një fazë të re të luftës.
 
Në një fjalim para diplomatëve ukrainas, Zelensky u shpreh se objektivi i Kievit është të rrisë presionin ndaj Rusisë përmes diplomacisë, kundërveprimeve ushtarake dhe sanksioneve ndërkombëtare, me synimin që Moska të mos ketë alternativë tjetër përveç negociatave.
 
Presidenti ukrainas pranoi se nuk mund të përcaktojë me siguri se kur këto përpjekje do të japin rezultat, por bëri të ditur se Ukraina do të punojë gjatë muajve të ardhshëm për ta afruar një marrëveshje.
 
Zelensky paralajmëroi se Rusia po përgatit një mobilizim të ri ushtarak dhe sulme të tjera ndaj Ukrainës, duke shtuar se Kievi i ndjek nga afër lëvizjet e Moskës dhe synimet e saj.
 
Ai kujtoi se vendi arriti të përballojë dimrin e kaluar, pavarësisht sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, dhe po përgatitet për një tjetër sezon të vështirë nëse lufta vazhdon.