Gjendja me zjarret në RMV, 29 vatra zjarr për 24 orë, dy aktive
Qendra për Menaxhimin e Krizave dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim...

Qendra për Menaxhimin e Krizave dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim kanë njoftuar se lufta për shuarrjen dhe vendosjen nën kontroll të zjarreve po vazhdon. Sipas Qendrës për Menaxhimin e Krizave gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 29 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave dy janë aktive, ndërsa 27 janë shuar.
Aktive janë zjarret në Komunën e Kavadarit si dhe në Komunën e Prilepit.
“Sot së bashku me Drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim Stojançe Angellov gjendemi në Kavadar ku ka shpërthyer një zjarrë me përmasa të mëdha, dhe këtu momentalishtë janë duke intervenuar dy avionët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim, gjithashtu një helikopter i policisë, dhe një i ushtrisë. Zjarri është në një terren shumë të vështirë, dhe po mundohemi ta fusim nën kontroll, dhe besojmë se brenda ditës,ose deri nesër në mengjes zjarri të vihet nën kontroll” – tha Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Stojançe Angellov thotë ky zjarr është shkaktuar nga persona me motive kriminale, dhe i njejti është arrestuar menjëher nga ana e policisë
“Sot në mesditë prapë është riaktivizuar zjarri në fshatin Rraec në Komunën e Kavadarit. Për fat të keq temperatuart e larta kanë bërrë këtë riaktivizim në një linje të gjatë, dhe ne një hapësirë shumë të vështir, ku është dashtë të intervenohet edhe përmes rrugëve ajrore me avion dhe helicopter nga policia dhe ushtria. Ky zjarrë është shkaktuar nga një person me motive kriminale, i njëjti është arrestuar, dhe i njëjti në pes lokacione ka shkaktuar zjarrë”. – deklaroi Drejtori i DMSH-së, Stojançe Angelov.
Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave bëjnë të ditur se situata me zjarret po monitorohet vazhdimisht dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë qëndrimit në ambiente të hapura, me qëllim parandalimin e shpërthimit të zjarreve të reja.
Qeveria ka shpallur gjendje të krizës në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në fund të gushtit për shkak të rritjes së rreziqeve dhe kërcënimeve nga zjarret në hapësira të hapura dhe zjarret pyjore. (Fitim Kryeziu, TVM2)
