Botë
Së paku 34 civilë janë vrarë nga sulmet raketore në Alepo
16.06.2015 11:17
Të paktën 34 civilë u vranë, ndërsa rreth 190 u plagosën në sulmet e ashpra me raketa të kryengritësve mbi rajone në qytetin sirian Alepo...

Të paktën 34 civilë u vranë, ndërsa rreth 190 u plagosën në sulmet e ashpra me raketa të kryengritësve mbi rajone në qytetin sirian Alepo, të cilat janë nën kontrollin e autoriteteve, njoftoi sot Qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut.
Në mesin e viktimave në sulmet ndaj pjesës perëndimore të qytetit ka edhe 12 fëmijë.
Pjesa lindore e qytetit Alepo është nën kontrollin e kryengritësve, ndërsa pjesët perëndimore i kontrollojnë forcat e presidentit sirian Bashar al-Asad dhe të dy palët sulmohen mes vete çdo ditë.
Sipas drejtorit të Qendrës siriane, Rami Abdel, numri i viktimave me siguri do të rritet, pasi dhjetëra të plagosur kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë në gjendje kritike.
Ushtria siriane dhe kryengritësit me muaj luftojnë në qytetin Alepo, i cili ishte qendra ekonomike dhe industriale e Sirisë para korrikut të vitit 2012, kur kryengritësit morën pjesët verilindore të qytetit./mia
